Berisha: Amerika goditi krimin në veri
Ish-komandanti i UÇK’së, Hisen Berisha mirëpriti sanksionimin e disa serbëve nga Kosova, të cilët, sipas Shteteve të Bashkuara janë pjesë e një grupi të krimit të organizuar. Thotë se në këtë mënyrë, u godit krimi në veri.
Komentet Berisha i bëri në emisionin Pressing në Televizionin 7.
“Unë mendoj se për veriun duhet të flitet vetëm me gjuhën e Kushtetutës. Ka zgjidhje Kushtetuta jonë për atë pjesë. Kanë pjesë ligjet tona për atë pjesë. Pjesa veriore s’është e lënë anash nga Kushtetuta”, tha Berisha.
“E rëndësishme është se me këtë veprim të SHBA’së, të goditjes që i ka dhënë krimit organizuar në veri të vendit e që unë mendoj se duhet të shtrihet në tërë vendin, t’i jepet goditje krimit, janë arritur dy efekte. Nën një janë identifikuar, janë identifikuar personat që kanë qenë pengesë edhe e shtrirjes së pushtetit, edhe e ligjshmërisë në të zonë dhe zhvillimit e mirëqenies e stabilitetit. E rëndësishme është që personat kyç, që kanë qenë nyja e jo stabilitetit në veri, tash janë identifikuar dhe janë godit nga partneri më i fuqishëm i Kosovës”, shtoi ai.