Berisha: Arbër Grabovci, alternativa për Pejën
Nënkryetari i AAK-së, njëherësh edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Ali Berisha e ka vlerësuar lartë kandidatin për kryetar të Pejës, Arbër Grabovcin.
Ai ka thënë se qytetarët e Pejës nuk mund të durojnë më arrogancën, injorimin dhe mashtrimin në këtë qytet nga qeverisja e tanishme.
“Peja dhe qytetarët e Pejës nuk e durojnë arrogancën, injorimin dhe mashtrimin. Pushtetarët e korruptuar komunal sakrifikojnë dhe i linçojnë̈ bashkëpunëtorët, vetëm e vetëm që ta shpëtojnë vetëveten. Për mashtrimet e bëra, fajet mundohen t’ua hedhin të tjerëve. Kësaj mendësie të qeverisjës po i vije fundi. Qytetarët e Pejës po e formësojnë alternativen. Prof. Arbër Grabovci do të jetë alternativa”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Qendresa Rama / Epoka e re)