Berisha: Arma e krimit është gjetur në “sanë” mbrapa shtëpisë së vrasësit
04 dhjetor 2023
| 22:37
Avokati i njohur, Besnik Berisha, ka thënë se vrasesi armën me të cilën e ka vrarë Liridonën e kishte fshehur në sanë (ushqim të kafshëve), prapa shtëpisë së tij.
Berisha e ka quajtur psikopati veprimin e Naim Murselit, i cili ka thënë që edhe ai ka qenë i rrezikuar ani pse vet e kishte paguar vrasesin për vrasjen e gruas.
“Nuk e di çfarë truri duhet të këtë ai që ta thotë këtë”, ka thënë Berisha në Kanal 10.