Berisha: Asgjë nuk mund ta pengojë revolucionin paqësor
10 janar 2022
| 11:31
Ish-lideri i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale rreth zhvillimeve që po ndodhin në këtë subjekt politik, sidomos pas protestës që organizoi të shtunën para selisë së PD-së për të larguar nga zyra Lulzim Bashën.
Berisha në llogarinë e vet në “Facebook” se asgjë nuk mund ta pengojë revolucionin paqësor.
“Asgjë nuk mund të pengojë revolucionin paqësor në realizimin e objektivave tona historike”, ka shkruar Berisha.