Berisha: Assesi s’bënë që t’i prishim raportet me vendet mike
Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për deputet, me numër 8, ka thënë se asnjëherë në jetë s’është thirrur në kontributin e tij dhënë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi e ka nderje obligim që t’ia dedikoj jetën e tij atdheut.
“Kam emocione sa herë të përmenden këto tema. Nuk kam qejf as me fol, në fakt për 23 vjet nuk e kam lodh kurrë, as me luftë as me aktivitetin tim, se mendoj që atë pjesë e kemi pas me borxh si shqiptar dhe si banorë këtu, me fituar lirinë. Nuk e kemi ditë atëherë që bëhet kaq mirë dhe fitojmë gjithë të drejtat tona. Mirëpo, tash jam I shqetësuar me ku kemi mbërri edhe pse po ju duket që tash me prishë këtë që e kemi mbërri, domethënë raportet me ata që na kanë çlirua, me ata që na kanë ndihmuar”, ka thënë Berisha.
Ai ka dhënë kritika dhe ndaj liderëve të pozitës, të cilët sipas tij, e kanë shpërfillur rolin e SHBA-ve dhe vendeve mike.
“Domethënë, me kaq lehtësi, ti me thanë me ja nis me u sillë sikurse ti je fuqi botërore, në fakt ne e kemi fitu lirinë veç shkaku që na kanë ndihmua shtete e Perëndimit, e në krye me Shtete e Bashkuara edhe tash na jemi qu duke ju kallëzua atyre se çka duhet me ba ta në vend të vet. Kjo është çmenduri. Kjo nuk ka mëndu kush se vijmë në këtë situatë ndonjëherë”, u shpreh ai.