Berisha: Basha meriton të quhet Lulzim Boshi
Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, sot ka bërë homazhe te shtatorja e Azem Hajdarit në qytetin Studenti me rastin e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë.
Me këtë rast, lideri historik i demokratëve ka deklaruar se nga ky shesh filloi revolucioni paqësor më i madh në historinë e kombit shqiptar.
“Revolucion paqësor, i cili do të sillte vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe përmbysjen e diktaturës së egër staliniste të Enver Hoxhës”, ka deklaruar Berisha.
Ai ka folur edhe për situatën në PD-së, duke thënë se kryetari aktual meriton të quhet Lulzim Boshi.
“Në këto 8 vite, demokratët derdhën sakrifica. Por ata kaluan nga një humbje në humbje tjetër, jo për shkak të tyre, por për shkak të një njeriu që pas 8 vitesh meriton të quhet, as pak e as më shumë se Lulzim Boshi dhe pengkryetari”, ka deklaruar Berisha.