Berisha, besnik i KB Prishtina
03 shtator 2019
| 16:04
KB Prishtina ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me basketbollistin më të mirë në Kosovë, Dardan Berisha.
“Dhe në fund qershia mbi tortë. Basketbollisti më i mirë në Kosovë i cili nuk ka nevojë për prezantim ka rinovuar kontratën me klubin tonë”, thuhet në njoftimin e KB Prishtina.
30-vjeçari ka luajtur edhe për Pejën, Cibonën, Nymburkun dhe disa skuadra të tjera.
/Epoka e re/