Berisha dënohet për shpifje ndaj Ramës, do të paguajë 500 mijë lekë dëmshpërblim

27 dhjetor 2019 | 16:33

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka humbur procesin gjyqësor për shpifje për një status të të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, kundër kryeministrit Edi Rama.

Berisha ishte paditur në vitit 2018 në Gjykatën e Tiranës për shpifje nga Rama.

Paraditen e të premtes, gjyqtarja Marjana Dedi e ka gjetur përgjegjës për shpifje Berishën, duke kërkuar pagimin e një dëmshpërblimi prej 500 mijë lekësh për kryeministrin Edi Rama.

Më 14 tetor 2018, Sali Berisha kishte publikuar një shkrim në “Facebook” ku thoshte se familjet mafioze Rama, Xhafa, Balla e Tahiri janë nën hetim ndërkombëtar, jo nga një por nga disa agjenci të vendeve partnere.

Gjykata ka arritur në përfundimin se ajo çfarë kishte publikuar Berisha nuk ishte e bazuar në fakte. Gjatë seancave gjyqësore pala mbrojtëse e kryeministrit në këtë proces, i ka thënë gjykatës se pala e paditur duhet t’i vërë në dispozicion të gjykatës faktet apo grupfaktet ku bazohej statusi në “Facebook” i Berishës.

Në të gjitha seancat gjyqësore avokati i Berishës dështoi në sjelljen e provave e si pasojë gjykata e pati të lehtë të mbërrinte në përfundimin se ishte konsumuar shpifja, raporton “Top Channel”.

Pas gjyqeve të fituara me Jorida Tabakun, Arben Imamin, Sali Berisha është i treti ndaj të cilit ka fituar kryeministri Rama për shpifje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora ka zbuluar se ndihet shumë e famshme për…