Berisha, deputetit të LV-së: Zoti ta ruajt kryeministrin

15 korrik 2021 | 12:51

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka kritikuar Qeverinë Kurti në lidhje me situatën e krijuar në Komunën e Deçanit, si pasojë e helmimit të mbi 1 mijë e 500 banorëve.

Në takimin emergjent të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Berisha ka thënë se qeveria ka marrë veprime të vonshme në lidhje me rastin.

Kurse deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbrojtur qeverinë duke thënë se ka hierarki të procedurave, e me këtë rast Berisha i është kthyer deputetit të LV-së, Enver Dugolli duke i thënë “Zoti ta ruajt kryeministrin”.

“Ligji është për të treguar çfarë me bo. Qeveria jote quhet ekzekutive merr veprime. Ne po mendojmë që Deçani s’mundet me përballu këtë situatë dhe duhet të thirret Këshilli i Sigurisë Kombëtare që e kryeson kryeministri dhe krejt akterët e sigurisë që të mshelet kjo temë. Këtë po e lypi. Kërkush nuk është duke i thënë sen, Zoti ta rujt kryeministrin. Janë vonu veprimet. Unë e kam ditur që janë 1 mijë 500 raste, të gjithë e kemi ditur. E po dashka institucionet me i thirrë me i thonë zgjohuni se janë helmuar”, ka thënë ai.

Kurse deputeti Dugolli ka thënë se kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj është dashur t’i drejtohet institucioneve për ndihmë.

“Ka hierarki të procedurave. Kryetari është dashur t’i drejtohet institucionet përkatës se nuk po mund ta përballon situatën dhe kërkon ndihmë”, ka thënë Dugolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…