Berisha dhe Beka të motivuar për duelin me Zvicrën
Pas seancave stërvitore në palestër dhe videoanalizave të kundërshtarit, Përfaqësuesja e Kosovës në Kampin Nacional në Hajvali ka vazhduar në praktikë me përgatitjet për ndeshjen kundër Zvicrës, e cila zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Stërvitja nuk ishte e përqendruar vetëm në aspektin fizik dhe lojën me top, pasi përzgjedhësi Primozh Gliha dhe stafi i tij kanë punuar me lojtarët edhe në aspektin taktik, duke e përgatitur mënyrën se si të përballojnë sfidën me Zvicrën në fushë.
Ajo që karakterizon kampin e “Dardanëve” është atmosfera e mirë dhe motivi i lartë i tyre për dy ndeshjet e radhës. Futbollistët janë të fokusuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre në këto duele të rëndësishme për kualifikimet “Euro 2024”. E këtë optimizëm e kanë shprehur edhe mesfushori anësor, Bernard Berisha, i rikthyer pas një kohe të gjatë në radhët e “Dardanëve”, si dhe ardhja e re, Ismajl Beka.