Berisha dhe Rama përballë njëri-tjetrit në Tiranë

13 mars 2025 | 11:06

Dy kryetarët e partive kryesore në vend, kanë vendosur të jenë përballë në sfidën për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit.

Në garën parlamentare, Edi Rama, ka renditur 8 gra mes 12 emrave të listës së mbyllur, ndërsa Sali Berisha, 4 mandate ua ka lënë aleatëve të tij.

Sali Berisha dhe Edi Rama, do të përballen në Tiranë në sfidën për të fituar zgjedhjet parlamentare.

Kryesocialisti kërkon mandatin e katërt, siç thotë ai për të arritur integrimin, ndërsa Partia Demokrstike, sfidon duke akuzuar për qeverisje të korruptuar, duke premtuar rritje pagash dhe ulje taksash.

Numrat dy do të jenë në kryeqytet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila përballë do të ketë numrin dy të selisë blu, Flamur Nokën.

Më tej, dy kryeparlamentaret socialiste, Spiropali dhe Nikolla, do të pasojnë renditjen socialiste, e nga ana tjetër sfidohen nga Edi Paloka dhe Albana Vokshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen-Inter, Barcelona-Borussia Dortmund, Arsenal-Real Madrid dhe PSG-Aston Villa. Këto…