Berisha dhe Shala përfaqësojnë Kosovën në kualifikimet online

23 dhjetor 2019 | 15:58

Në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” pas dy ditësh është përmbyllur me sukses turneu i parë i lojërave elektronike “eEuro2020 – PES2020” në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës e me përkrahje të kompanive “Xportal” dhe “Gjirafa50”.

Në këtë turne kanë qenë të përfshirë 128 lojtarë, të cilët kanë garuar me sistem eliminimi gjatë dy ditëve. Në ditën e parë fitues doli garuesi me nofkën Lorik Berisha, i cili në serinë finale prej tri ndeshjeve e mundi garuesin Shkumbin Gashi, ndërkaq në ditën e dytë në serinë finale fitues doli Genc Shala, i cili e mundi Gramoz Bajgorën.

Finalistët u shpërblyen me nga një top dhe fanellë të kombëtares, derisa fituesit edhe me nga një “sony-playstation”. Kësisoj, Kosovën në kualifikimet online do ta përfaqësojnë Lorik Berisha dhe Genc Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka filluar përgatitjet për festat e fundvitit,…