Berisha dhe Shala përforcojnë Drenicën
Skuadra e Drenicës ka realizuar dy transferet e para për sezonin e ri futbollistik 2023/2024. Mbrojtësi i njohur Visar Berisha dhe Bashkim Shala kanë vendosur të veshin fanellën kuqezi të skuadrës nga Skenderaj.
“Visar Berisha vjen tek klubi jonë nga KF Liria, ku ishte pjesë në edicionin e kaluar. Qendërmbrojtësi ka arritur marrëveshje me klubin deri në përfundim të edicionit 2023/24. Berisha ka qenë pjesë e KF Drenica edhe viteve të kaluara”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi. Drenica sezonin e ri do të bëjë gara në Ligën e Parë.
“Mesfushori vushtrrias, Bashkim Shala do të jetë pjesë e Drenicës në edicionin e ri. Shala vjen nga FC Vushtrria dhe ka përvojë të madhe në futbollin kosovar. Ai është bashkuar menjëherë në stërvitje me ekipin dhe do të jetë nën urdhëratë e trajnerit Keçi”, ka njoftuar skuadra e Drenicës.