Berisha: Dialogu po e mban Kosovën thuajse në masë arresti shtëpiak

22 nëntor 2022 | 22:01

Gazetari Ridvan Berisha ka folur për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, ku theksoi se dialogu po e mban Kosovën thuajse në masë arresti shtëpiak.

“Dialogu po e mban Kosovën thuajse në masë arresti shtëpiak. Me asnjëgjë nuk po merremi! Bash me asnjëgjë. Kryelajmi i çdoditshëm është dialogu”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Ai ka thënë se nëse ky proces nuk jep rezultate të shpejta për të arritur marrëveshjen Kosovë-Serbi, druan se rraskapitja jonë do t’i arrijë majat e mosdurimit.

“Duke e çuar vendin në procese të shpeshta zgjedhore për faktin se elita jonë politike nuk po ka guxim të vendosë për zgjidhjen që po e kërkon hapur e troç bashkësia ndërkombëtare-kompromisin. Çka prodhon mosdurimi kolektiv?”.

“Zgjidhje me bisedime ose opcioni tjetër fatkeqësisht shpie siç tha edhe Blerim Latifi drejt humbjes së kuptimit të ekzistencës së Republikës së Kosovës! Uroj të kemi vendimarrje të guximshme për ndërtimin e paqes!”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka…