Berisha: Do garoj për kryetar të PD-së

09 mars 2022 | 14:15

Ish-kryeministri Sali Berisha do të futet në garë për kreun e Partisë Demokratike. Ai ka shtuar se do jetë i gatshëm të pranojë çdo rezultat të kësaj gare ndërsa ka shtuar se populli “vendosi” që ai të rikthehet më 6 mars.

“Është jashtë çdo lloj imagjinate që unë do të devijojë nga ky kurs nga vendimi im i shpallur para demokratëve që do të garoj për kryetar të PD, por duke garantuar çdo personalitet që dëshiron të hyjë në garë, kushte të barabarta, teknike, materiale dhe të gjithanshme dhe do pranoj rezultatin e tyre pa asnjë koment. Rikthimi ka ndodhur në 6 mars. Kishte pikëpyetje më parë se jo po ka deputetë, ja ku janë , ajo votë është rikthimi i Sali Berishës. Pse është 31%, po nuk jemi shumicë, por stacion i fuqishëm për t’u bërë shumicë, opozita apo logo e opozitës kanë marrë 44% të votave, aq sa kanë marrë në zgjedhjet e 25 prillit çka për mua është shumë pozitiv dhe kjo falë ‘Shtëpisë së Lirisë’”, ka thënë Berisha.

Berisha ka theksuar se nuk do të ketë asnjë parti të re por vetëm PD ekzistuese. “Nuk do të ketë parti të re, kjo është opozita e vërtetë”, ka shtuar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lek Skopje Dega në Kosovë Dega në Kosovë, shpall të…