Berisha: Do ta rikthej formën më të mirë
18 tetor 2018
| 19:04
Valon Berisha beson se shpejt do ta rikthejë formën e tij ideale pasi u rikthye të luante 90 minuta për Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen me Ishujt Faroe, ndërkohë që zhvilloi 74 minuta të tjerë ndaj Maltës.
“Unë nuk jam ende në formën maksimale fizike, por kjo ishte ndeshja e parë 90 minuta që e luajta pas katër muajsh. Do të punoj fort për t’u përmirësuar”, ka thënë Berisha në konferencë për media te Lazio.