Berisha do të largohet nga Torino
01 qershor 2023
| 15:07
Portierit të Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha i skadon kontrata me Torinon në verën e ardhshme, por mediet italiane raportojnë se portieri shqiptar nuk bën pjesë në planet e kësaj skuadre dhe pritet të largohet gjatë verës.
Ende nuk dihet se a ka ndonjë skuadër të interesuar për “gardianin” shqiptar, kurse zgjidhja e vetme për të mos mbetur pa luajtur në sezonin e ardhshëm, sipas medieve italiane është largimi nga Italia dhe me shumë gjasa pritet të ndodhë diçka e tillë. Berisha më parë ishte pjesë e skuadrave si Lazio, Atalanta e SPAL në Serinë A.