Berisha: Drafti evropian i statutit të asociacionit në fijokun pa drita të kryeministrit!
Gazetari Ridvan Berisha përmes një shkrimi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai ka thënë se drafti evropian i statutit të asociacionit është në fijokun pa drita të kryeministrit Kurti.
“Mjegulla shkaktohet shkenctarisht nga… e politikisht ajo aktualisht po inxhinierohet që të duket sa më konfuz realiteti. Ky vend e kjo shoqëri me të vërtetë nuk e meriton të jetojë në terr informativ. Ndoshta populli ynë ka krijuar imunitet tashmë i trajnuar gjatë me dëshirën që të dijë jo më shumë se sa i duhet për të justifikuar avokatinë për këdo që e përkrahin politikisht. Mjedisi kulturor është i këtillë, ku një pjesë e madhe e njerëzve të vërtetën dhe realitetin e lexojnë për aq sa iu duhet, refuzojnë ta lexojnë fotografinë e plotë. Keq por kur mungon zëshëm mendimi më i përhapur kritik intelektual e akademik ndërsa në vend të tij hapësirën e ‘zaptojnë’ besimtarët me pikëpamje pikëlluese thuajse po flasin njësoj si për Zotin, njëjtë edhe për politikanët, atëherë ç’të them tjetër veç se të uroj që të lulëzojë më shumë demokracia. E vërteta për draft statutin dje dhe sot, për mungesë transparence, e ka fragmentarizuar shoqërinë në përmasa agravuese të një përplasje të panevojshme e të dëmshme gjithsesi. Dhe, kjo po ndodhë për një arsye, besoni. Vetëm pse kryeministri Kurti dhe eshaloni politik në krye të institucioneve të shtetit, refuzojnë me arrogancë transparencën për një proces kaq jetik politikisht për Kosovën”, ka shkruar ai.
Gazetari Berisha ka thënë se Albin Kurti është politikani më i besuar në historinë e pluralizmit, nëse këtë e masin me fuqinë e përfaqësimit.
“Përçmimi që ai po ia bënë po atij votuesi, shtetit në esencë, jam i bindur dhe i inkurajuar njëkohësisht të shoh se, do të ketë kosto politike personale për të dhe edhe për partinë që e drejton!”, ka shkruar Berisha.