Berisha: Duhet të punojmë për shtetin, nuk duhet ta vjedhim vetvetën

15 mars 2025 | 23:34

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, ishte mysafir i këtij edicioni të emisionit Oxygen që transmetohet në Klan Kosova.

Berisha tha se nuk duhet të punojmë kundër vetvetës.

“Egoja e sëmurë për pushtet, lakmia. Kjo i bën liderët politikë shqiptarë për t’u bërë të vegjël”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Ai theksoi se tani duhet të punohet për shtetin tonë.

“Tash ne duhet të punojmë për shtetin. Tash kemi shtet. Tash ne nuk duhet ta vjedhim vetvetën”, porositi Berisha.

Deputeti i AAK-së dha edhe arsye të tjera që sipas tij nuk po ecin punët edhe aq mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa në Serbi po zhvillohen protesta masive kundër qeverisë së…