Berisha e Dugolli përplasen sërish: S’ma merr menja që në Kuvend bëhet politikë, por në ara

01 prill 2022 | 12:34

Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Bekë Berisha dhe nënkryetari  i këtij komisioni, Enver Dugolli janë përplasur sërish sot në mbledhjen e komisionit.

Berisha e ka kritikuar Dugollin se po i ndërhynë vazhdimisht në fjalë dhe në mënyrën se si ai po e udhëheq mbledhjen e komisionit.

“Z. nënkryetar, nuk duhet se sa herë të foli ti mem tregu mu se si po e udhëheq takimin. S’ka nevojë ashtu. Po e them shpesh”, ka thënë ai.

Më tutje, Berisha ka përmendur edhe një deklaratë të Dugollit se në komision po bëhet politikë. Ai ka ironizuar me Dugollin duke thënë se politika nuk bëhet në Kuvend, por në ara.

“Tjetra. A bëhet politikë në Kuvendin e Kosovës? S’ma merr menja. Ky nuk është vendi me u bë politikë. Politika duhet me u bë në ara. Më vjen keq. Nuk besoj bile që ka deputetë që besojnë që duhet me u bë politikë këtu. Është hera e tretë që dëgjojë duke thënë që po bëni politikë”, ka thënë Berisha.

Ndaj kësaj deklarate të Berishës, Dugolli ka thënë se e ka fjalën se po bëjnë politikë me policinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka falënderuar KFOR-in italian për…