Berisha e krahason Ramën me Putinin: Po tenton të më arrestojë sikur Navalnyn në Rusi

25 dhjetor 2023 | 13:52

Ish-kryeministri  i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka kryeministrin Edi Rama me presidentin rus, Vladimir Putin, pasi sipas tij do të arrestojë kryetarin e partisë më të madhe politike opozitare.

Ai ka ritheksuar se e gjithë kjo është situatë e një zinxhiri veprimesh antikushtetuese, ku po kërkohet arrestimi i tij pas asnjë dokument dhe asnjë provë.

Berisha ka thënë  se në këtë betejë, “nuk bëri asgjë tjetër veçse mbrojti Kushtetutën, mbrojti shtetin ligjor, mbrojti ato parime pa të cilat rendi demokratik nuk ekziston dhe u faktoi shqiptarëve se Shqipëria tashmë është një narkokraturë”.

“Por ai shkon më tej, kërkon të arrestojë kryetarin e partisë më të madhe politike opozitare. Vladimir Putin, këto kohë, ka zhdukur Navalnyn edhe nga burgjet, nuk dihet ku është. Pse? Se ka frikë se Navalny do regjistrohet si kandidat për president. Putini, Navalnyn e ka frikë edhe në burg aty ku është”, ka thënë Berisha në një bashkëbisedim më qytetarë në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka shprehur keqardhje për “situatën e dëshpëruar humanitare”…