Berisha e quan Kurtin palaço, kjo është arsyeja
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka thënë se gjuha me të cilën po i imponohet të flas sot ambasadori i Amerikës, nuk është as gjuha e demokracisë, aq më pak diplomatike, që sipas tij tregon kryeministrin Albin Kurti si një palaço politik.
Berisha ka kritikuar Kurtin për qasjen e tij në raport me dialogun me Serbinë, duke thënë se në të kaluarën ai kishte kundërshtuar çdo nismë amerikane.
“Kurti kundërshtoj të gjitha nismat nga i dërguari i presidentit Trump për normalizim, refuzojë marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, iu bëri thirrje shqiptarëve në Amerikë, që të mos e votojnë Trump-in, edhe ja ku e kemi sot?”.
“A do të thotë kjo se ata që kundërshtojnë qeverinë aktuale amerikane i fitojnë zgjedhjet në Kosovë dhe e drejtojnë shtetin?! Çfarë mesazhi është ky? Kah po shkojmë?! Këta zëra që po vijnë kohëve të fundit nga ShBA, përmes ambasadorëve nga Tirana, Beogradi e Prishtina, janë zëra që kurrë nuk janë dëgjuar më parë, nga asnjë vend garantues i lirive dhe të drejtave njerëzore!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.