Berisha e quan LV-në organizatë kriminale: KQZ-ja duhet t’ia ndalojë veprimtarinë politike

16 gusht 2023 | 16:44

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha është treguar i ashpër me Lëvizjen Vetëvendosje pasi një asamblist i saj është arrestuar për drogë në Tiranë.

Ai këtë parti politike e ka quajtur organizatë kriminale.

Berisha ka shkruar në “Facebook” se KQZ-ja duhet të diskutojë mundësinë për të ai ndalur aktivitetin politik kësaj partie.

“Kosova, por as Shqipëria nuk i kanë borxh Albinit dhe LV-ë që rininë me ia helmuar me drogë të Serbisë. KQZ-ja duhet ta diskutoj mundësinë që t’ia ndalojë veprimtarin politike, organizatës kriminale – LV-së!”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përtej moshës dhe me të njëjtën dëshirë për të fituar…