Berisha: Edhe tre egjiptianë të vrarë nga serbët janë jashtë varrezave të martirëve
07 gusht 2020
| 12:24
Deputeti egjiptian i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha ka falënderuar të gjithë ata që kanë ngritur zërin për mos gdhendjen e emrit të romes 5-vjeçare Elizabeta Hasani, në memorialin e ngritur në Mitrovicë, e vrarë në këtë qytet nga forcat serbe më 1999.
Ai ka deklaruar se vëmendje të njëjtë duhet të marrë edhe një rast tjetër i ndodhur në fshatin Poterç të komunës së Klinës.
“Janë vrarë Demë Lani pasi nuk deshi të heqë plisin, si dhe Ymer e Metë Çuni. Këta janë martirë të luftës, por ata nuk janë varrosur në varrezat e martirëve. Çka mund të bëjmë më tepër që të vlerësohemi në Kosovë. Janë 85 ushtarë egjiptianë që ishin pjesë e luftës”, ka deklaruar Berisha.