Berisha: Ekipi i Nismës, alternativa më serioze për Prizrenin

16 shtator 2021 | 12:50

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka dhënë një deklaratë sot për media me rastin e hapjes së fushatës zgjedhore.

Ai ka thënë se ekipi i Nismës Socialdemokrate është alternativa më serioze për Prizrenin.

“Sot filluam fushatën zgjedhore në frymë të rikthimit të shpresës për qytetin e Prizrenit, shpresë kjo e cila është venitur nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët tash e sa vite interesin personal e kanë vendosur para atij të qytetarëve”.

“Ekipi i Nismës Socialdemokrate, është alternativa më serioze për qytetin e Prizrenit e cila angazhimin kryesor do ta ketë rikthimin e shpresës duke pasur në qendër të programit ton qytetarin”, ka thënë Zafir Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është bërë përurimi i Ambulancës së Mjekësisë Familjare në…