Berisha: Ekziston frika se janë testuar pak raste për koronavirus, testimi i kabinetit Kurti, i panevojshëm
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha, ka thënë se shumë pak testime janë duke u bërë sa i përket koronavirusit.
Ai ka thënë se në mesin 1 175 mostrave, ka shumë që janë bërë pa nevojë, duke përfshirë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe kabinetin e tij.
“E vërteta është se deri më tash janë hetuar vetëm 1 mijë 175 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2. Nga këto mostra të marra për testim, gjithsej 108 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Ekziston frika e bazuar se shumë pak mostra janë testuar! Në mesin e 1 mijë e 175 mostrave shumë testime kanë qenë të panevojshme dhe u janë bërë VIP-ave pa simptoma. E pakuptueshme dhe e pa justifikueshme se si i tërë kabineti i qeverisë Kurti u testua pa pikë nevoje dhe pa asnjë simptomë”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Berishës:
Të dashur qytetarë,
A jemi duke luftuar si dhe sa duhet pandeminë???
A mos jemi duke rënë viktimë e analistëve të komprometuar dhe ushtrisë virtuale që kjo qeveri e ka krijuar e të cilët lavdërojnë punën e një ministrie, pa qenë në gjendje të numërojmë as edhe vetëm një veprim efikas të saj!
E vërteta është se deri më tash janë hetuar vetëm 1 mijë 175 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2.
Nga këto mostra të marra për testim, gjithsej 108 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Ekziston frika e bazuar se shumë pak mostra janë testuar!
Në mesin e 1 mijë e 175 mostrave shumë testime kanë qenë të panevojshme dhe u janë bërë VIP-ave pa simptoma.
E pakuptueshme dhe e pa justifikueshme se si i tërë kabineti i qeverisë Kurti u testua pa pikë nevoje dhe pa asnjë simptomë.
Populli i Kosovës është populli më i izoluar në Evropë dhe vendi që vizitohet pak nga të tjerët. Ndoshta kjo është edhe e mira jonë në këtë pandemi!
E potencojë, respekt për personelin mjekësorë, emergjencat, policinë, zjarrfikësit, gazetarët e terrenit dhe të gjitha shërbimet në detyrë dhe përballje! Politika nuk duhet të merr meritat e tyre e ti prezantojë si produkt i kabineteve të tyre!
Kujdes Po, Panik Jo! #rrinshpi