Berisha emërohet ndihmëstrajner në FC Ferizaj
27 dhjetor 2021
| 17:16
Klubi i FC Ferizaj e ka kompletuar stafin e trajnerit Arbnor Morina, duke emëruar ndihmës-trajner, Fadil Berishën. Fadil Berisha ka qenë në të kaluarën pjesë e gjeneratës së artë të FC Prishtinës. Ai ishte edhe ndihmës-trajner i FC Prishtinës ku edhe e fitoi Kupën e Kosovës, gjithashtu edhe ndihmës trajner i Përfaqësueses së Kosovës U17.
“Me përvojën e tij në futbollin vendor dhe ndërkombëtar, ne si klub presim shumë që ai do të na ndihmojë ne objektivat tona. Klubi ynë i uron mirëseardhje, duke i uruar shëndet e shumë suksese me FC Ferizaj”, thuhet në njoftimin e klubit.