Berisha: Emri im i kall datën Edi Ramës, e di që mua më pëlqejnë socialistët e thjeshtë
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Ai në një konferencë për media ka thënë se këtij diskutimi nuk i ka ardhur koha ende.
Sipas tij, emri “Berisha” i kall datën Edi Ramës ndaj i sugjeron gazetarëve që të mos i bëjnë më pyetje për të, ndonëse e pëlqejnë edhe socialistët e thjeshtë.
“Nëse Edi Rama vendos të zgjedhë me votat e tij presidentin, ai mund ta bëjë këtë sepse pavarësisht se zgjedhjet i plaçkiti dhe nuk shprehën vullnetin e popullit, për fat të keq, sot komuniteti ndërkombëtar vijon ti dënojë ato zgjedhje, kurse opozita nuk i doli zot votës së qytetarëve. Edi Rama mund ta zgjidhte, por nuk mund të implikojë në mënyrat e tij opozitën aktuale në proces, e kam thënë dhe e them, nëse mendon për shkak të dhunimit të zgjedhjeve t’i japë opozitës të drejtën e presidentit të republikës për të propozuar, do të jetë një vendim që merret në forumet më të larta të PD, ndaj preferoj të mos angazhohem në një diskutim që nuk i ka ardhur koha akoma, por mos harroni ta pyesni për inceneratorët se do vrapojë, do dalë jashtë nga konferenca e shtypit, do ju lërë me duar bosh”.
“Tek e fundit keni dhe ju ndjenjat njerëzore ndaj tij. Del qartë që nëse e pyesni për inceneratorët është si të tregoni litarin në shtëpinë e të varurit. Vendosni një kod për këtë dhe mundësisht sa më pak t’i përmendni emrin tim. E patë mbrëmë se si ky emër ka filluar t’i kallë datën. Ai e di që unë jam i pëlqyer edhe nga socialistët e thjeshtë, por edhe në kandidatura klepokraktike e PS-së do ketë probleme shumë serioze me PD, prandaj këto dy gjëra nëse doni të mos ju ikë nga konferenca e shtypit, mos ia pyesni”, ka thënë Berisha, raporton Top Channel.