Berisha: Është koha e fundit që të gjithë t’i thërrasim ndërgjegjes për reflektim

14 korrik 2020 | 10:39

Deputeti i AAK-së, Ali Berisha, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth pandemisë me Covid-19.

Berisha ka potencuar se shëndeti publik në Kosovë varet shumë nga respektimi i rregullave të autoriteteve dhe disiplina e popullit.

Sipas Berishës, tendenca e disa personave dhe grupeve për protagonizëm është shumë e dëmshme për situatën aktuale.

“Tendencat ekstreme për protagonizëm individual dhe i kolektiviteteve të caktuara janë shumë të dëmshme për situatën që po kalojmë”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Shëndeti  publik te një vend dhe një popull ku sistemi shëndetësor nuk shquhet për funksionalitet, mvaret shumë nga  respektimi i rregullave të proklamuara nga autoritetet, nga disciplina individuale dhe kolektive, nga vetëpërmbajtja dhe shembujt përsonal të bartësve të funksioneve institucinale.

Këto aspekte te potencuara janë më se jetike për shëndetin publik në këtë kohë të pandemisë globale COVID- 19, në vendin tonë.

Tendencat ekstreme për protagonizëm individual dhe i kolektiviteteve të caktuara janë shumë të dëmshme për situaten që po kalojmë.

Situata është e tillë që nuk guxon të nënvlerësohet. Protokollet, rregullat, normat dhe kriteret duhet të bëhen detyrim në ndërgjegjjen e secilit individ që kjo situatë të tejkalohet me sa më pak pasoja shëndetësore, ekonomike e sociale.

Është koha e fundit që të gjithë t’i thërrasim ndërgjegjes për reflektim.

(Qendresa Rama / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra elefantë kanë ngordhur kohët e fundit në Botsavana të…