Berisha falënderon KFOR-in për bashkëpunimin me Komunën e Malishevës
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka pritur në takim komandantin e Komandës Regjionale Perëndim të KFOR-it, kolonelin Adrea Bortazzo. Ky takim kishte karakter njoftues, pas marrjes së komandës nga koloneli Bertazzo, i cili është njoftuar nga nënkryetari Berisha, për zhvillimet e përgjithshme në Malishevë.
Fillimisht nënkryetari Berisha, pasi e ka falënderuar për vizitën, e ka njoftuar komandantin Bertazzo, për zhvillimet në Komunën e Malishevës, investimet që janë duke u bërë, si dhe me gjendjes aktuale me pandemi dhe angazhimin e komunës në menaxhimin e situatës. Po ashtu, pas interesimit të komandantit, Berisha e ka njoftuar edhe për gjendjen me zjarre gjate sezonit të verës.
Nënkryetari Berisha dhe koloneli Bertazzo, kanë biseduar edhe për çështje tjera, përfshirë edhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
Në fund, nënkryetari Berisha, ka falënderuar KFOR-in për angazhimin e tyre në vend, si dhe për bashkëpunimin e mirë me Komunën e Malishevës.