Berisha: Faqja e zezë, Albin Kurti ka humbur përkrahjen e ShBA-së dhe BE-së

20 qershor 2023 | 21:47

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se kryeministri Kurti e ka humbur përkrahjen e ShBA-ve dhe të BE-së.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me zbarimin e marrëveshjes së Ohrit për Asociacionin, Kurti disa i fiton e disa i humbë.

“Me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për Asociacionin, fiton përkrahjen e jugosllavëve ndërsa humbë përkrahjen e patriotëve të vonuar”, ka thënë mes tjerash Berisha.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Pozicioni politik i Kurtit.

  1. Opoziten e frikeson ( tmerron ) me sondazhe fallco.
  2. Me deklaratat per lufte ne veri mobilizon patriotet e vonuar kurse e humb perkrahjen e jugosllaveve.
  3. Me zbatimin e marrveshjes se Ohrit per asociacioni fiton perkrahjen e jugosllaveve ndersa humbe perkrahjen e patrioteve te vonuar.
  4. Ndersa ka humbur perkrahjen e besimtarve te te dy aneve.
  5. Ka humbur perkrahjen e SHBA-se dhe te Evropes per Kosoven.
  6. Ndersa e ka perkrahjen 100% te komunitetit liberal ekstrem.
  7. Raportet me Shqiperi
  8. Ekonomia dhe planet per zhvillim te vendit
  9. Nga NATO te perjashtuar.
  10. Faqja e zeze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Shërbimit Informativ të Ukrainës, Kyrylo Budanov, tha sot…