Berisha feston titullin kampion në Australi
Skuadra e Melbourne Cityt të premten e ka festuar titullin kampion në A-League të Australisë. Melbourne luajti ndeshjen e raundit të fundit në ligë, dhe mposhti 3 me 2 ekipin e WS Wanderers.
Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha nuk ishte pjesë e kësaj ndeshje, por ishte në tribuna dhe në momentin kur skuadra u bë gati për ta ngritur trofeun ai zbriti në fushë dhe festoi së bashku me bashëklojtarët e tij.
Berisha u bë kosovari i dytë që ngritë një trofe të tillë në Australi, pas Besart Berishës, i cili këtë titull e fitoi katër herë gjatë karrierës me ekipet si Melboune Victori dhe Western United. Valon Berisha gjatë këtij sezoni luajti 24 ndeshje në ligë, shënoi një gol dhe bëri pesë asistime.
Ky ishte viti i tij i parë në Australi dhe në fund të qershorit ai rikthehet në ekipin e Stade Reims në Francë.
😍 We'll never get tired of lifting these!#MCYvWSW | 💙 3-2 🟥 pic.twitter.com/9fgUMJwyWI
— Melbourne City FC (@MelbourneCity) April 28, 2023
🍽 BACK TO 🍽 BACK TO 🍽 BACK 😍#MCYvWSW | 💙 3-2 🟥 pic.twitter.com/JuxXhSwpFU
— Melbourne City FC (@MelbourneCity) April 28, 2023