Berisha flet për ndeshjet ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit
14 nëntor 2018
| 11:57
Futbollisti i Lazios, Valon Berisha i ka vlerësuar dy ndeshjet e radhës ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit si shumë të vështira për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
“Kemi lojtarë shumë të mirë dhe po përgatitemi mirë. Sigurisht se kemi dy ndeshje shumë të vështira para vetes, sidomos kjo kundër Maltës. Shumëçka do të varet nga mentaliteti ynë në këto dy ndeshje. Ne kemi cilësi si ekip dhe me individë shumë të mirë dhe do të shkojmë me synimin për të dhënë 100 përqindshin për njëri-tjetrin dhe për Kosovën”, ka thënë Berisha.
Kosova më 17 nëntor i shkon Maltës, kurse tri ditë më vonë e pret Azerbajxhanin në stadiumin “Fadil Vokrri”.
/Epoka e re/