
Berisha: Ftesa e Albinit për LDK-në është djallëzore
07 prill 2025
| 13:23
Kandidati i Nismës Socialdemokrate për deputet, Zafir Berisha, ka reaguar pas ftesës që Albin Kurti i ka dërguar të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për takim para seancës së konstituimit.
Berisha këtë ftesë e ka quajtur “djallëzore”.
“Pas deklaratave të djeshme se Serbia po e pengon në bërjen e qeverisë, tash po kërkon nga ‘hajvanat’ me i thënë jo, për me i radhit sipas logjikës së tij mashtruese, në anën e Serbisë. Jo rastësisht i ka bërë ftesë fillimisht LDK-së, votuesit e saj janë target në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po e përgatitë me çu Kosovën”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.