Berisha ftoi në raportim ministrin Zhvillimit Rajonal, Rasim Demirin
23 tetor 2018
| 14:29
Deputeti Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane, i cili tani është pjesë e Nismës Social Demokratike, ka kërkuar sot nga anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, të ftojnë në raportim ministrin Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri.
“Propozojë që ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri të vjen në komision dhe të raportojë për punën e tij, si dhe për skandalin e fundit të zëvendësministrit të kësaj ministrie”, ka thënë Berisha në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.