Berisha fton shqiptarët të dalin sonte në protestë
21 tetor 2022
| 11:23
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha u ka bërë ftesë publike qytetarëve për të dalë në protestë në shenjë revolte për vdekjen e Laer Kurtit, pasi ky i fundit ka ndërruar jetë gjatë shoqërimit për në komisariat.
Në fotografinë paralajmëruese të publikuar në llogarinë zyrtare të Berishës në “Facebook” është bërë me dije se protesta do të mbahet sonte nga ora 20:00, para Ministrisë së Brendshme nën moton: “Kupa u mbush”.
I arrestuari tashmë i ndjerë që ishte 32-vjeç, kishte arritur pa shenja jete në dyert e spitalit të Traumës në Tiranë, i shoqëruar nga forcat policore.