Berisha: Gjykata Kushtetuese ka bërë gabim së paku në dy pika
Avokati Besnik Berisha thotë se partitë përsëri do e kenë slogan luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
Berisha thotë se fushta nuk do dallojë nga ajo e vitit të kaluar, do ketë sharje e fyerje me premtime të mëdha e pa realizime.
Ai për vendimin e Gjykatës Kushtetuese thotë se ka bërë kompromise dhe gabim së paku në dy pika.
“Kjo fushatë nuk do të dallojë nga fushata e 6 tetorit, duke sharë e fyer, me premtime të mëdha e pa realizime. Akoma ka emocione e populizëm në Kosovë. Nuk ka logjikë të ftohtë drejtë kutisë. Edhe në këto zgjedhje do jetë njësoj. Partitë që do i bashkohen VV-së do jenë fytyra të njejta, nuk mund të jenë tjerë. Qytetarët nuk gabojnë, edhe kur të voton edhe kur jo ka një arsye. Ne vuajmë pë shëndetësi e arsim të mirëfilltë, ku normat e interesit janë të larta shumë njerëz fitojnë shumë në kurriz të qytetarëve. Slogani do jetë kundër krimit dhe korrupsionit, luftë e pa komfromis. Do jetë edhe procesi i vettingut. Për bindjen time bëri kompromis Gjykata Kushtetuese, së paku për dy pika ka bërë gabim, nuk e pranoi faktin se kuvendi u konstituua me 119 deputetë. Gjykatësit e Kushtetueses është dashur ta kenë mbështetjen e partive politike për tu bërë gjykatës të Kushtetueses.”, deklaroi Berisha në T7.