Berisha: Gjyqësori të bllokojë punën nëse Qeveria nuk ua rritë pagat
22 dhjetor 2017
| 00:50
Ish-këshilltari i Isa Mustafës, Besnik Berisha, ka kritikuar Qeverinë Haradinaj për vendimin e rritjes së pagave për zyrtarët e kabinetit të tij.
Sipas Berishës, nëse ky vendim është miratuar atëherë duhet të ketë rritje pagash edhe për gjyqtarët e Kosovës.
“A thua a e ka menduar Qeveria se rritja e pagës së kryeministrit dhe ministrave nënkupton dhe duhet të reflektojë patjetër dhe në rritje të pagave për të gjithë gjyqtarët e Republikës së Kosovës. Veç ishalla tash nuk thonë qe për gjyqtarë s’kanë buxhet. Nëse ndodhë kjo, e që gjasat janë të mëdha të ndodhë, gjyqësori duhet ta bllokoj punën deri në trajtimin e tyre njëjtë siç po e trajtojnë veten paria e këtij vendi”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.