Berisha “godet” Kurtin: Nuk është sovranitet me pi kafe me 200 policë në veri
18 dhjetor 2024
| 22:24
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë se nuk ka sovranitet dhe sundim të plotë të ligjit në veri të vendit.
Berisha nuk ka kursyer kunjat ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, duke thënë se “ai nuk e ka idenë se çfarë është sovraniteti”.
“Nuk e ka idenë se çfarë është sovraniteti. Vetëm nëse e memoriozon se e ka atë sindromin savant. Sovraniteti nuk është pse ti shetit lirshëm në një territor të shtetit tanë ose që pin kafe dhe nja 200 policë të njësive speciale të sigurojnë ty”, ka thënë Berisha në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Tutje, Berisha ka thënë se pushteti po abuzon me Policinë e Kosovës për të treguar sovranitet në veri.