Berisha: Hajnat e qeverisë janë kapë me ‘pelë për dore’
Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha është tallur me zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje që po i kontestojnë të gjeturat e raportit të DASh-it për korrupsionin në Kosovë.
Ai ka deklaruar se “hajnat e qeverisë” nuk e pranojnë se kanë vjedhur, ndonëse janë kapur me “pelë për dore”.
“Hajnat e qeverisë aktuale edhe pse janë kapë me ‘pelë’ për dore në vepër (duke vjedhë) përsëri nuk po e pranojnë! Vlonjatët e kanë një shprehje për hajnat: nuk është hajn ai që bën hajni e kapet, por ai që bën hajni dhe nuk kapet. DASh-i nuk ia ka futën kot në raportin e vetë, kur fletë për korrupsion serioz në Kosovë, i ka kapën me miliona euro duke vjedhë, kështu që thënia vlonjate nuk vlen, pavarësisht arsyetimeve nga eksponentët e regjimit në Kuvend”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.