Berisha: Hajni e nepotizëm si asnjëherë më parë
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, teksa po fliste në lidhje me korrupsionin është shprehur se tani si asnjëherë më parë ka hajni dhe nepotizëm në institucionet e drejtuara nga qeveria Kurti.
Madje, ai është shprehur se hajnat i di edhe me emër, duke kërkuar nga qeveria që të mos thirren në antikorrupsion.
“Te korrupsioni, hajni dhe nepotizëm si kurrë ndonjëherë më parë. I di edhe hajnat me emër. Kur t’i marrin parat këta të juve, qeveria, këta oligarkët që ua japin, këta na tregojnë, se i njohim. Mos u thirrni shumë në antikorrupsion”, ka thënë Berisha.
Berisha është shprehur se kjo qeveri është më e dështuara ndonjëherë.
“Besoj se kjo qeveri është më e dështuara ndonjëherë. Mendoj se nuk ka hapësirë as për diskutim me ju, as më iu kritiku. Është e vërtetë që LDK-në e ka marrë lumi, është e vërtetë që edhe PDK-në e ka marrë Memli, vetëm edhe një është e vërtetë, lumi Vjosa i ka marrë këta dhe një dreq e di se ku keni me u ndalë”, ka thënë Berisha.