Berisha: Haziri ishte ministër i Pushtetit Lokal në kohën kur është ideuar dhe realizuar “decentralizimi”

29 nëntor 2019 | 22:22

Ish-komandanti i UÇK-së nga Prizreni, Zafir Berisha, i është përgjigjur Lutfi Hazirit të LDK-së, lidhur me ideimin e “decentalizimit”.

Berisha ka thënë se Lutfi Haziri,  ishte ministër i Pushtetit Lokal dhe eksponenti kryesor në kohën kur është ideuar dhe realizuar “decentralizimi”. “Lutfi Haziri ishte ministër i Pushtetit Lokal dhe eksponenti kryesor në kohën kur është ideuar dhe realizuar “decentralizimi” i famshëm i cili i parapriu formimit të komunave mbi baza etnike nga ku pastaj lindi ideja e “Zajednicës”!. Ai decentralizimi yt, ishte veç hapi i parë për krijimin e kësaj “Zajednice” i patë thënë një zyrtar i VV-së, Lutës me një rastë. Sot,  shtrohet dilema me të drejtë, Albini apo “Mr.Bean” si thoshte Luta, së bashku me partnerin e ri qeverisës Isa Mustafën apo “argati i Serbisë” si i thoshte Albini dhe VV, a do ta jetësojnë projektin e Lutës me “Programin” që e kanë harmonizuar sot. Ndryshimi i parimeve të proklamuar dje dhe paralajmërimi për veprim që e bëjnë sot len shumë dyshime në qeverisjen në ardhje!”, ka shkruar Berisha në profilin e vet në “Facebook”.

 

/Epoka e r/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është emëruar shefi i ri i Misionit të Bashkimit Evropian…