Berisha huazohet në Bundesliga

29 janar 2020 | 15:26

Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Valon Berisha do të largohet në ketë afat kalimtar nga Lazio.

Mesfushori shqiptar karrierën pritet ta vazhdojë në Bundesliga, pasi Lazio dhe Fortuna Dusseldorf kanë arritur marrëveshje për kalimin e Berishës në klubin gjerman në formë huazimi dhe më të drejtë blerje në fund të këtij edicioni.

Berishën për 7.5 milionë euro ishte transferuar nga Salzburgu në skuadrën e Lazios, por në klubin italian nuk arriti të tregojë cilësitë e tij, pasi në të shumtën e kohës kishte probleme me lëndime.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yakutia, është rajoni më i ftohtë në botë. Aty vendasit…