
Berisha i AAK-së: Na kanë harruar miqtë, s’jemi të zotët për zgjidhje të asnjë situate politike
29 prill 2025
| 11:05
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, pas dështimit të përpjekjes së tetë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se i kanë harruar miqtë ndërkombëtarë.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se “ne s’jemi të zotët për zgjidhje të asnjë situate politike”.
“Po shihet që kjo nuk po mbaron. Ne jemi të shqetësuar për këtë situatë. E kemi një propozim: kërkojmë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që të vendosë që një sheshi të Prishtinës t’i vendoset emri e Donald Trumpit, në mënyrë që të mos na harrojnë miqtë, sepse na kanë harruar. Nuk merret kush me ne. Ne nuk jemi të zotët për të zgjidhur asnjë situate politike në Kosovë”, ka thënë Berisha.