Berisha i AAK-së: Policia nuk është e asnjë partie, qeveria t’ia plotësojë kërkesat
Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti dhe e ministrit Xhelal Sveçla se policia e ka rrogën mbi dy mijë euro është gënjeshtër
Berisha në një konferencë për media ka thënë se sigurinë e Kosovës janë duke e rrezikuare politikat fëmijërore të Kurtit dhe Sveçlës.
“Më 24 shtator është cenuar rendi kushtetues i Republikës së Kosovës nga një shtet armik siç është Serbia. Sot, sigurinë e Kosovës janë t’u e rreziku politikat fëmijërore të një kryeministri dhe ministri të dështuar”.
“Sot, nuk jam para jush me fol për koeficientin, por, jam dal këtu për të kërkuar që të trajtohen me urgjencë kërkesat për Policët e Kosovës, prej atij që është kadet e deri të njësia FIT dhe të realizohen menjëherë”, ka thënë Berisha, duke shtuar se policia nuk është e asnjë partie.
“Nuk dëshirojmë që Kuvendin e Kosovës ta kthejmë në një arenë, ku kënaqet armiku e ne bëhemi përrallë. Mos e bini punën me marr veprime politike në Kuvend për një çështje që duhet me pas konsensus”.
“Por, po kërkojmë që me urgjencë qeveria të ndërveprojë edhe të plotësojë kërkesat e policëve të cilat i meritojnë”, ka deklaruar Berisha.