Berisha i AAK-së: Që 106 orë policët në veri po qëndrojnë pa ndërrim
14 dhjetor 2022
| 15:42
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka bërë me dije se janë bërë 106 orë që Policia e Kosovës në Jarinjë dhe Jashanicë janë duke qëndruar pa ndërrim.
Ai ka thënë se është duke i përcjellë me shqetësim zhvillimet në veri.
“Tani, sapo u bënë 106 orë që Policia e Kosovës në Jarinë dhe Jashanicë po qëndrojnë pa ndërrim. Duke përcjellë me shqetësim zhvillimet në Veriun e vendit tonë!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.