Berisha i del në mbrojtje Klinakut: Për Ridvanin e mbanin ‘çenefin’ mbyllur

30 gusht 2023 | 14:57

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, i ka dalë në mbrojtje ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinakut pas deklaratës për kryeministrin Albin Kurti.

Në një postim në “Facebook”, Berisha ka shkruar se nuk beson se vetëm Klinaku mendon se Kosova është mbi individin.

“‘Nga e thëna në të bërë në mes është një deti i tërë’ – popullore. Ka kohë që hienat dhe trushpërlarët e regjimit nuk kanë pasur ushqim të shijshëm si ky i z. Klinakut! Për këtë arsye po e shfrytëzojnë i madh e vogël, duke menduar se është momenti i duhet me bë kryelajm një mendim pakë më ndryshe… Nuk besoj se vetëm Fatoni mendon se Kosova është mbi individin kushto qaftë ai. Nuk isha marrën me këtë temë sepse është nivel i ulët, po mos t’i kisha parë disa laperë që po mundohen këtë mendim me lidhën poshtërsisht me parti politike ndërsa ‘çenefin’ e mbanin mbyllur, kur kumara (Ridi) i Albinit doli se planifikonte likuidime të rivalëve politik dhe kërkonte dëshmitar të rrejshëm kundër krerëve të UÇK-së në Hagë”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një deklaratë e Faton Klinakut të OVLUÇK-së që ndërlidhej me…