Berisha i kundërpërgjigjet Dejona Mihalit: Respekt për mbiemrin tuaj, nëse ke ndonjë konfuzion pyete Gani Krasniqin
Zyrtarja e lartë e Vetëvendosjes nga Tirana, Dejona Mihali ka goditur LDK-në dhe ka ironizuar keq me deputetin e AAK-së, Bekë Berisha.
Duke e quajtur LDK-në, parti të 1001 akademikëve për atë që zyrtarët e kësaj partie kanë thënë në një konferencë për medie, ajo ka theksuar se një gjë të tillë mund ta thoshte edhe Bekë Berisha, pra dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ndaj kësaj deklarate, deputeti AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se gëzon respekt për mbiemrin e Dejonës.
“Dejona është për admirim afiniteti yt për me i bo zap shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës! E ke respektin tim si kundërshtare? Respekt aq sa duhet edhe për mbiemrin tuaj? Që ke ndonjë kofuzion për respektin tim pyete Gani Krasniqin për shkak të moshës dhe traditës dinë me të tregu!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.
Dejona Mihali pas konferencës së LDK-së: Kaq ka mundur të thotë edhe Bekë Berisha