Berisha i pakënaqur te Torino, afër kalimit te Salernitana

20 dhjetor 2022 | 10:56

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, pritet të largohet nga Torino gjatë merkatos së janarit, për t’u transferuar te rivalët e Salernitanas.

Lajmi është konfirmuar sot nga “tuttomercatoweb”, që zbulon edhe detajet e këtij transferimi. Skuadra e Salernitanas do të paguajë 1 milion euro për ta marrë 100 % kartonin e portierit kuqezi. Berisha ka ende dy vjet e gjysmë kontratë me skuadrën e Torinos, por është i pakënaqur, pasi nuk është aktivizuar shumë këtë sezon.

“Skuadra e Salernitanas është në kërkim të një portieri pas dëmtimit të Sepe, që do të qëndrojë gjatë jashtë fushave të lojës. Për pasojë, Berisha është emri i duhur për ta zëvendësuar, pasi meriton të vijojë të luajë në Serinë A”, ka thënë Federico Pastorello, menaxheri i Berishës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Prishtinës, Plator Gërdovci ka…