Berisha i PDK-së: Qeveria ka rrezikuar operacionalitetin e FSK-së

14 tetor 2024 | 12:48

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka vlerësuar se operacionaliteti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është vënë në rrezik, teksa ka cituar letrën e komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari.

“Kjo qeveri ka agjendë për zhbërjen e shtetit të Kosovës…deri më sot kanë arritur ta falimentojnë shtetin në aspekte të shumta, tash edhe të sigurisë”.

“Këto probleme që janë përkeqësuar po rrezikojnë edhe operacionalitetin e Forcës… Është e papranueshme që FSK-ja të përballet me një menaxhim të tillë të dobët, sidomos kur këto çështje janë procedura të njohura prej kohësh”, ka thënë Berisha në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të thirrur nga opozita rreth krizës së furnizimit me ushqim për FSK-në.

Ai ka thënë se kjo gjendje është “sabotim i qëllimshëm i institucionit kyç për sigurinë e vendit”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Nazif Laçi Libri i radhës së shkrimtarit dhe atdhetarit,…